PLD: Lënda ''Lagja e Trimave'' të merret nën kompetencë të PSP-së

Në një vjetorin e luftimeve në Kumanovë, Partia Liberal-Demokrate (PLD) kërkon që Prokuroria Speciale Publike (PSP) ta merr nën kompetencë të saj lëndën ''Lagja e Trimave'', duke menduar se vetëm kështu mund të sqarohen të gjitha paqartësitë dhe kundërthëniet në opinionin publik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
PLD-ja e pyet zv. ministrin plotësues, Mitko Çavkov, nëse ka patur lidhje të drejtpërdrejta në mes të grupit dhe agjencive të sigurimit të shtetit, duke shtruar dilemën se si një sasi aq e madhe municioni të futet aq lehtë në një lagje të tillë si ajo ku ndodhën luftimet.
Pyetjet tjera që kjo parti shtron janë dorëheqjet e udhëheqësve të MPB-së dhe DSK-së, disa ditë pas aksionit, që u cilësua si i suksesshëm, duke pyetur gjithashtu për ndërrimin e datës së kongresit të OBRM-PDUKM-së, që ishte i caktuar të mbahej pikërisht më 9 maj në Kumanovë.
PLD-ja është e bindur se ''gjyqësia svarovski'' nuk mund të sjell epilogun e këtij rasti, prandaj thonë se Maqedonia meriton ta dij të vërtetën e rastit të 9 majit në Kumanovë./Telegrafi/




















































