LAJMI I FUNDIT:

“Platformë kombëtare, sa nuk është bërë vonë!”

“Platformë kombëtare, sa nuk është bërë vonë!”

Lëvizja për Bashkim konsideron se nisjen e trenit për Kosovë, Serbia po e realizon edhe një projekt të saj shtetëror në veriun e Kosovës: atë të rrjetit hekurudhor të Serbisë!

Sipas Lëvizjes për Bashkim, sot ajo edhe praktikisht e ka nisur qarkullimin e trenave në këtë pjesë të Kosovës!

“I gjithë opinioni shqiptar është i shqetësuar dhe plot pezëm! Në të njëjtën kohë të gjithë i ka kapluar një gjendje stepjeje dhe pamundësie për t’u kundërpërgjigjur! Edhe qytetarët, edhe institucionet, edhe të gjitha partitë politike e madje edhe shoqëria civile të vetmen formë të reagimit e kanë ofshamën, sharjet e fajësimin e njëri-tjetrit për këtë gjendje!”, thuhet në një reagim të LB-së.


Në realitet, sipas LB-së, gjendja e tillë nuk është pasojë e pamundësisë për t’iu përgjigjur politikës serbe, por është drejtpërdrejt pasojë e një politike të gabuar të ndjekur përgjithësisht që nga paslufta e këtej!

“Shqiptarët, nëse duan vërtet t’i përgjigjen siç duhet Serbisë, apo nëse duan t’i realizojnë synimet e veta dhe të ecin përpara, duhet urgjentisht që përmes përfaqësuesve të vet të mblidhen e ta hartojnë platformën kombëtare për të dalë nga kjo situatë dhe për ta filluar një jetë të mirëfilltë politike e zhvillimore! Përndryshe, treni është vetëm hyrje në synimet e përgjithshme të Serbisë ndaj Kosovës!
Kështu, siç jemi, të çorientuar dhe të përçarë, Serbia i realizon pa probleme të mëdha synimet e veta!”, përfundohet në reagimin e Lëvizjes për Bashkim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Kalo në kategori