LAJMI I FUNDIT:

Plani franko-gjerman, Berisha: Duhet të parashikojë heqjen nga Kushtetuta e Serbisë të Preambulës që përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë

Plani franko-gjerman, Berisha: Duhet të parashikojë heqjen nga Kushtetuta e Serbisë të Preambulës që përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë idenë e tij mbi planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Gjatë një takimi me ish-ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, Berisha tha se një marrëveshje e mirë që e respekton Kushtetutën është interesi i Kosovës.

Berisha vlerëson se plani franko-gjerman duket sikur parashtron një zgjidhje të mirëpritur për Kosovën, por edhe rajonin.


Megjithatë, kryedemokrati tha se “ky plan duhet të parashikojë heqjen nga Kushtetuta e Serbisë të Preambulës ultra-nacionaliste që përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë”.

“Asociacion që përputhet me Kushtetutën e Kosovës, domethënë që nuk njeh kompetenca ekzekutive komunave me shumicë serbe, mendoj se nuk duhet kundërshtuar. Sikundër një Asociacion që krijon struktura me fuqi ekzekutive është i rrezikshëm, jo vetëm për Kosovën por për mbarë rajonin në të cilin minoritet janë të pranishme dhe më numerike se sa pakica serbe në Kosovë”, tha Berisha në një postim në Facebook.

“Nuk duhet harruar kurrë se “baruti” i fuçisë së rajonit tonë është ultranacionalizmi i verbër serb”, shtoi ai gjatë takimit me Haradinajn.

Ata ranë dakord që Ballkani nuk mund t’i lejojë vetes kurrsesi një “Republika Srpsksa ” të dytë dhe se përballë spirales të ultra-nacionalizmit serb, faktori shqiptar duhet të jetë sa më i bashkuar.

Berisha tha se ekspansioni serb nisi me projektet e korrigjimit të kufijve e më pas me Ballkanin e Hapur, projekte për të cilat Berisha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për marrëveshje me Presidentin serb Aleksander Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori