Të enjten u mbajt samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, ndërkaq përveç zhvillimeve në Ukrainë është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, gjersa Këshilli Evropian ka dalë me tri konkluzione në këtë drejtim.
Në këto konkluzione thuhet se Plani evropian është një shans historik dhe se duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët.
Në dokumentin e publikuar me konkluzione thuhet se në kohën e tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Këshilli Evropian nënvizon nevojën urgjente për përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Këshilli Evropian mirëpret propozimin e fundit evropian për të vendosur marrëdhëniet midis të dyja palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një shans historik që duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët, duke përfshirë edhe realizimin e perspektivës së tyre evropiane”, thuhet në konkluzionin e dytë, raporton Telegrafi.
Këshilli Evropian u kërkon të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte detyrimet për të cilat janë zotuar në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.
Në dokumentin e dalë nga samiti përveç çështjes së Ukrainës dhe dialogut për Kosovën, shkruhet edhe për çështjet ekonomike, migrimin, kontrollin në kufijtë e BE-së, tërmetin në Turqi e Siri, etj.
Ndryshe, para se të mbahet samiti, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se së shpejti do t’i ftojë në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Propozimi (plani evropian) është në tavolinë. Do t’i ftojë të dy liderët të vijnë në Bruksel së shpejti….për të shtyrë para këtë propozim”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së tha se është koha për punë konstruktive pasi periudhën e fundit “është shkuar nga kriza në krizë”.
“Do t’u kërkoj që të punojnë seriozisht në këtë propozim që është mënyra e vetme për të provuar për të zgjidhur dhe normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë… Kemi kaluar nga kriza në krizë dhe tani është koha për deskalim dhe të punojmë në mënyrë konstruktive”, ishte shprehur Borrell. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës