LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi gjatë Qeverisë Haradinaj, Avni Arifi, ka thënë se rasti i plagosjes së dy personave në Prishtinë ka ndodhur në rrugën para shtëpisë së tij në Prishtinë.

Arifi ka thënë se në momentin e shkëmbimit të zjarrit për fat të mirë nuk ishte askush para derës së shtëpisë së tij, pasi plumbat përfunduan qëlluan në derë.

“Shkëmbimi me armë zjarri dhe plagosja e dy personave sot pasdite ndodhi para shtëpisë time. Pashë nga dritarja pjesën e fundit të ‘luftës’ së këtyre njerëzve të panjohur sikur në një film aksioni ku fluturonin plumbat në konfrontim pak metërsh në mes tyre”, ka shkruar Arifi, duke postuar foton e një dere në të cilën ka përfunduar një plumb, transmeton Telegrafi.


“Kësaj here viktima përveq protagonistëve që vet u lënduan me shumë fat nuk kishte njerëz të tjerë kalimtarë  por siguria publike çdo ditë e më shumë po cenohet në Prishtinë dhe sigurisht se mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin. Fat që askush nuk ishte afër derës time të shtëpisë”, ka shkruar Arifi.

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Lexo po ashtu Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Ndryshe, dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë  se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori