LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitet një grua në Shkup, vjedhësit i marrin 180 mijë denarë

Plaçkitet një grua në Shkup, vjedhësit i marrin 180 mijë denarë

Një grua në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup është plaçkitur nga dy persona të panjohur të cilët me kërcënim me thikë nga çanta i kanë marrë 180.000 denarë, informon sot Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“M.S.T. sot në mëngjes në orën 5:40 në NJIK Shkup ka paraqitur se në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dy persona të panjohur me kërcënim me thikë kanë kryer vjedhje, ku nga çanta i kanë marrë rreth 180.000 denarë”, thonë nga MPB.

Nga Ministria gjithashtu njoftojnë se po merren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/