LAJMI I FUNDIT:

Pjetër Shala urdhërohet të paguajë 208 mijë euro zhdëmtim për viktimat

Pjetër Shala urdhërohet të paguajë 208 mijë euro zhdëmtim për viktimat

Gjykata Speciale e Kosovës ka nxjerrë të premten vendimin me të cilin e detyron ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, t’ua paguajë 208 mijë euro viktimave në rastin gjyqësor ndaj tij.

Trupi gjykues tha se bëhet fjalë për tetë viktima.

“Trupi gjykues gjykon se shumat e kërkuara nga mbrojtësi i viktimave pasqyrojnë shkallën dhe masat e dëmit të pësuar nga tetë viktimat dhe janë të arsyeshme. Duke e mbajtur parasysh shkallën dhe përmasat e dëmit të mësuar nga viktimat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta dhe duke vendosur për aspektet e paqarta në favor të personit të shpallur fajtor, trupi gjykues cakton shumën e gjithsej të zhdëmtimit që zotëri Shala ka përgjegjësi të paguajë në 208 mijë euro”, tha kryetarja e trupit gjykues.


“Rrjedhimisht, zotëri Shala urdhërohet t’u paguajë si kompensim për dëmin e shkaktuar 100 mijë euro viktimës 1; 10 mijë euro viktimës 3; tetë mijë euro për person viktimave 2,4,5,6,7 dhe 8; dhe 50 mijë euro bashkërisht viktimave 2,3,4,5,6,7 dhe 8”, shtoi ajo.

Në korrik të këtij viti, Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënua me 18 vjet burgim.

Shala u shpall fajtor për tri akuza për krime të pretenduara të luftës: krime lufte, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Ky është urdhri i dytë për zhdëmtim që lëshohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në prill të vitit të kaluar, Specialja e ngarkoi ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave në rastin gjyqësor ndaj tij./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Lajme
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

Lajme
Kalo në kategori