LAJMI I FUNDIT:

Pjesëmarrje më e thjeshtë dhe më e lirë e kompanive në procedurat për prokurime publike

Pjesëmarrje më e thjeshtë dhe më e lirë e kompanive në procedurat për prokurime publike

Byroja për prokurime publike dhe Regjistri qendror i Maqedonisë nga sot mundësojnë shërbim të ri përmes Sistemit elektronik për prokurime publike (SEPP), e cila kompanive do tu kursejë kohë dhe financa, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Projekti „Dosja e tenderimit”, të cilin të dy institucionet e kanë realizuar në periudhën e kaluar dhe që është pjesë e programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë 2014-2018, u mundëson kompanive të pajisen me dokumentet e nevojshme të cilat i publikon Regjistri qendror për pjesëmarrje në procedurat për prokurime publike me porosi elektronike përmes SEPP.

Në vend se sikur deri më tani, kur nevojitej që operatorët ekonomik vetë ti sigurojnë dokumentet e nevojshme për dëshmimin e aftësisë së tyre nga Regjistri qendror përmes porositjes së çdo dokumenti individualisht, tani do të kenë mundësinë për t’iu qasur këtyre dokumenteve me vetë regjistrimin në SEPP.


Regjistri qendror ka formuar disa pako të dokumenteve, me mundësi për rinovim automatik të të njëjtave në afat prej një viti, çmimi i të cilës pako është më e lirë për 15 për qind nga çmimi i rregullt.

Byroja për prokurime publike dhe Regjistri qendror ndërlidhen përmes ueb-shërbimeve, me se garantojnë për sigurinë e vetë procesit dhe vlefshmërinë e dokumenteve të reja në formë elektronike, të cilat automatikisht do të përditësohen në afat më të shkurtë kohor, kështu që vetë informatat për firmat do të jenë më të përditësuara krahasuar me proceset momentale./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori