Pjesa e parë e ndeshjes mes Republikës së Çekisë dhe Shqipërisë është mbyllur baras 1-1.

Ndeshja miqësore e zhvilluar në Pragë, ka sjell dy gola të bukur.


Fillimisht ishin çeket që rrezikuan të parë Jakub Jankto, por Gentian Selmani ishte në vend.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 18-të kur Patrick Schick u gjend më së miri në zonë për të shënuar për 1-0.

Shqipëria barazoi shifrat në minutën e 42-të me një super gol të Sokol CIkalleshit.

Sulmuesi mori një top dhe nga 30 metra me një goditje perfekt shënoi për 1-1.

Ndeshja po del të jetë shumë interesante. /Telegrafi/

telegrafi sport app