Kosova ka treguar formë të lartë në pjesën e parë duke e mbyllur me dy gola në epërsi ndaj Malit të Zi.

Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, po shkon në mënyrën më të mirë për ekipin tonë.


Me të filluar ndeshja në minutën e 10-të, Kosova kaloi në epërsi me një gol të mbrojtësit Amri Rrahmani me kokë, pas harkimit nga këndi të Bersant Celinës.

https://twitter.com/kloppoynwa/status/1183820554895269889

Kosova nuk u ndal duke i radhitur rastet me Milot Rashicën, Vedat Muriqin dhe Florent Hadërgjonajn, por pa sukses.

72429619 847988685644370 9073687182434107392 n 2

U desh të pritet minuta e minuta e 35-të e ndeshjes, kur një kundërsulm i shpejtë i ekipit tonë e vuri në vështirësi mbrojtjen malazeze, ku Florent Hadërgjonaj pason bukur te Vedat Muriqi që shënon pas dy tentimeve (2-0).

https://twitter.com/zaytunqspor/status/1183828729094705153

Edhe pas golit djelmoshat tanë e ruajtën dominimin si me top edhe me raste.

72389612 732749040530171 4011270060260720640 n

Kemi pasur 11 tentime në portë në pjesën e parë, pesë prej të cilave në kuadrat.  Posedimi i topit ishte 49-51 në të mirë të malazezëve.

Pjesa e dytë pritet të jetë e zjarrtë me djelmoshat tanë që po tregojnë angazhim dhe formë të lartë. /Telegrafi/

Screenshot 5 4

telegrafi sport app