Chelsea ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Skuadra londineze po kërkon një mesfushorë cilësor që ti shtoj në radhët e veta.


The Blues raportohet se janë të interesuar që të transferojnë mesfushorin e Romës, Miralem Pjanic, transmeton Telegrafi.

Sipas portalit të specializuar për vlerësimin e kartonit të lojtarit, Transfermarkt.de, mesfushori boshnjak ka vlerë prej 35 milionë euro, të cilat nuk e ka problem t’i ndaj pronari rus i Chelseat, Roman Abramovich.

Mesfushori 25-vjeçar kujtojmë se ka kontratë me skuadrën romake deri në vitin 2018. /Telegrafi/

telegrafi sport app