Pite me djathë sipas recetës së vjetër boshnjake!

Darka për ta mbajtur në mend apo kafjalli më i mirë – zgjidheni vetë Përbërësit:- 500 g petë të gatshme,- 2 kube të vogla tharmë të freskët,- 250 ml qumësht,- 6 lugë miell,- gjysmë luge të vogël kripë,- 100 gr vaj,- 200 gr djathë,- 200 gr. kos.
Përgatitja:
Tharmin njomeni në qumësht dhe pastaj bashkojeni me miellin e përzier më parë, kripën dhe vajin.
Përzieni që të formohet tretje e njëtrajtshme dhe lëreni të qëndrojë 10 – 15 minuta.
Në një enë të veçantë shtypni djathin dhe përzieni me kosin.
Një petë me ndihmën e brushës lyeni me tretjen e përgatitur me tharmë dhe miell, pastaj lyeni me shtesën nga djathi.
Mos e lyeni shtesën nëpër gjithë petën, por le të mbetet pranë një skaji, pastaj petën bëjeni role dhe mbështilleni në rreth. Bëni kështu edhe me petët e tjera.
Pitet e bëra role radhitni në tepsi të lyer. Nëse ju ka mbetur tretje me tharmë, qiteni sipër pites.
Piqeni në 200 gradë celsius 30-35 minuta, derisa të marrë ngjyrë ari. /Telegrafi

















































