Pishina më e lartë pafundësisht në botë, me një pamje spektakolare nga 360 gradë
Në katin e 50-të të rrokaqiellit “Palm Towers” në Dubai, ndodhet një pishinë pafundësisht mbresëlënëse, me një pamje të mrekullueshme nga të katër anët e botës
Në një lartësi prej 200 metrash, Aura Skypool u ofron vizitorëve një ndjenjë të paharrueshme të të qenit në një ishull në qiell.
Një vendndodhje të përsosur me pamje nga i gjithë Dubai dhe ku bëhen fotot më të mira, salla e pritjes Aura Skypool është kthyer shpejt në një nga destinacionet e preferuara turistike.
Në katet e 49-të dhe të 50-të të Palm Towers, në një arkipelag artificial në formën e një palme, Kokaistudios, një studio ndërkombëtare me çmime të shumta e themeluar në Itali, ka krijuar ambientin e një oaze fantastike urbane, të cilin ata e quajnë një ishull në qiell, transmeton Telegrafi.
I shtrirë në dy kate, duke përfshirë dhomat luksoze të zhveshjes dhe një zonë të mbyllur për pushim plot dritë, dizajni merr elementë nga natyra, duke krijuar një ambient luksoz por të rehatshëm për relaksim.
E ashtuquajtura pishinë e pafundësisë, pa buzë të dukshme, rrethon të gjithë katin, duke ofruar një pamje të papenguar të panoramës së ditës ose natës të Dubait.
Lartësia e pishinës kërkon erërakë në çdo cep për të parandaluar dallgët e tejmbushura mbi skajin e jashtëm të ndërtesës. Ato janë bërë në mënyrë që notarët të mund të kalojnë lehtësisht nën to, dhe dizajni krijon ndarjen vizuale nga hapësira e jashtme. Pamja si nga retë, teksa shijon pishinën, është një ndjesi që sfidon plotësisht gravitetin.
E gjithë hapësira është e organizuar në mënyrë që t’u ofrojë vizitorëve një privatësi të caktuar, por edhe të jetë e përshtatshme për vizita në grup dhe evente të organizuara. Dizajni i Kokaistudios përfshin gjithashtu një bar në natyrë përgjatë anës lindore të pishinës, një vend të hapur për festa ekskluzive dhe ngjarje private.
Në qytetin që mbështetet tërësisht në ajër të kondicionuar, Aura Skypool u ofron vizitorëve një përvojë unike të jetesës së rehatshme në natyrë. Përdorimi i materialeve natyrore dhe prania e bimëve, krijojnë përshtypjen e të qenit në plazh. Me të njëjtin synim u zgjodh edhe stolisja prej druri në formë kuverte përgjatë sipërfaqeve të pishinës, si dhe pllakat që me teksturën e tyre që japin ndjesinë e ecjes në rërë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Si ta pastroni mullirin e vjetër të kafesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova