LAJMI I FUNDIT:

Pirlo thuhet se ka pranuar detyrën e trajnerit te Juventus U23

Pirlo thuhet se ka pranuar detyrën e trajnerit te Juventus U23
Andrea Pirlo (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Andrea Pirlo ka pranuar të marrë përgjegjësinë e skuadrës së Juventusit U-23, me qëllim që ndoshta të bëhet një ditë trajner i ekipit të parë.

Sky Sport Italia dhe gazetari Fabrizio Romano raportojnë se emërimi është bërë dhe se Pirlo do të ndihmohet nga trajneri i Napoli Primavera, Roberto Baronio.

Baronio iu bashkua ish-mesfushorit të Milanit pasi fituan Kampionatin Evropian U21 me Italinë në vitin 2000 dhe luajtën së bashku në Lojërat Olimpike Verore.


Andrea Pirlo po e merr punën e tij të parë si trajner
Lexo po ashtu Andrea Pirlo po e merr punën e tij të parë si trajner

Pirlo do të zëvendësojë Fabio Pecchia, i cili udhëhoqi Juve U23 në Coppa Italia Serie C, por nuk arriti të fitojë promovim në Serie B në sezonin 2019-20.

Romano shkon në detaje të mëtejshme, duke pretenduar se ‘besimi i fshehtë’ i Andrea Agnellit është që 41-vjeçari të bëhet përfundimisht trajner i ekipit të parë.

Agnelli thuhet se pëlqen t’i imitojë zgjedhjet e Barcelonës dhe Real Madridit me emërimet e Pep Guardiolas dhe Zinedine Zidane në krye te ekipit.

Ancelotti zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që i ka trajnuar, mungon CR7 dhe shumë yje tjerë
Lexo po ashtu Ancelotti zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që i ka trajnuar, mungon CR7 dhe shumë yje tjerë

Fituesi i Kupës së Botës i vendosi këpucët në gozhdë në vitin 2017 ndërsa luajti për ekipin amerikan nga MLS, New York City FC.

Ai vazhdoi të punojë si një ekspert për Sky Sport Italia por, ndërkohë, studioi zejen e trajnerit dhe përfundoi licencat me sukses. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Liga e Parë
Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Premier League
Kalo në kategori