LAJMI I FUNDIT:

Pique pozon para të gjithë trofeve të fituara me Barcelonën, klubi i thotë “faleminderit legjendë”

Pique pozon para të gjithë trofeve të fituara me Barcelonën, klubi i thotë “faleminderit legjendë”

Gerard Pique i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Barcelonës sot në stadiumin Camp Nou, ndërsa klubi në faqen zyrtare ka publikuar një fotografi në të cilën shihet mbrojtësi me të gjithë trofetë e fituar me këtë skuadër.

Pique ka luajtur gjithsej 616 ndeshje për Barcelonën dhe ka arritur të shënojë 53 herë dhe ka dhuruar edhe 13 asistime.

Sa i përket trofeve, ai fitoi tetë tituj të La Ligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve me Barcelonën, dhe përveç kësaj fitoi shtatë herë Kupën e Mbretit, si dhe gjashtë Superkupa spanjolle.


Ai me Barcelonën e fitoi tri herë Superkupën e Evropës, po aq herë me këtë ekip u bë edhe kampion i botës për klube.

Nga çmimet individuale, Pique mori çmimin “Zbulimi më i madh” në Barcelonë në sezonin 2008-2009 dhe një vit më vonë u shpall mbrojtësi më i mirë në La Liga.

Ai ishte dy herë në ekipin më të mirë të La Ligas të Spanjës, si dhe një herë në ekipin më të mirë të Ligës së Kampionëve.

Sa i mirë ishte Pique në përgjithësi, tregon edhe fakti se ai ishte pesë herë në ‘Ekipin e vitit të UEFA-s’.

“Faleminderit për gjithçka, legjendë”, kanë shkruar ata në faqen zyrtare të Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori