LAJMI I FUNDIT:

Pionieri i teknologjisë hibride korr frytet e punës të tre dekadave të fundit

Pionieri i teknologjisë hibride korr frytet e punës të tre dekadave të fundit

Pak prodhues mund të krenohen se kanë shitur më shumë se 30 milionë automjete hibride, elektrike dhe me hidrogjen brenda një periudhe prej më pak se 30 vjetësh. Toyota, lideri i elektrifikimit të automjeteve, vazhdon të rrisë shitjet e saj vit pas viti.

Që nga prezantimi i Prius-it të parë në vitin 1997 – automjeti i parë hibrid i prodhuar në masë – e deri në fund të vitit 2024, Toyota ka arritur të shesë mbi 30 milionë automjete të elektrifikuara në mbarë botën.

Nga ky total, mbi gjashtë milionë njësi janë shitur në Evropë. Midis viteve 1997 dhe 2024, shumica e automjeteve të elektrifikuara të shitura në kontinent kanë qenë me sistemin hibrid standard (HEV).


Më konkretisht, deri më tani janë shitur 5.884.708 vetura hibride, pasuar nga 165.830 modele me sistem plug-in hybrid (PHEV).

Në vend të tretë vijnë veturat plotësisht elektrike, me 93.259 njësi të shitura deri më tani, ndërsa automjetet me hidrogjen janë shitur në 3.897 njësi. Së fundmi, Toyota ka nisur gjithashtu të ofrojë modele me sistem mild-hybrid në gamën e saj.

Viti i kaluar ishte një vit rekord për Toyota Group, e cila përfshin edhe markën Lexus. Në tregun evropian, kompania arriti të shesë 1.217.132 automjete të reja, duke vendosur një rekord të ri në shitje. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Trumpit i prezantohen 'live' disa Tesla - presidenti amerikan tregon se do të paguaj

Trumpit i prezantohen 'live' disa Tesla - presidenti amerikan tregon se do të paguaj "në mënyrën e vjetër"

EVs
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Auto
Kjo është veturë e guximshme e Jaguarit

Kjo është veturë e guximshme e Jaguarit

EVs
Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Zbulohet numri i makinave elektrike të shitura në mbarë botën në janar

Zbulohet numri i makinave elektrike të shitura në mbarë botën në janar

EVs
Kalo në kategori