Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë zëvendëskryeministrit të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, i bëra atij një pyetje të thjeshtë: “Po bëhet shumë zhurmë në Tiranë lidhur me faktin se ideja e mini-Shengenit përkrahet nga BE. A mund të na thoni ju që jeni i përfshirë në këtë proces, se nga kush mbështetet konkretisht”?
Nevoja për të sqaruar këtë pikë më vinte për disa arsye.
E para se kështu u spekulua për një kohë të gjatë edhe për marrëveshjen e ndarjes së Kosovës, sikur gjoja pas saj qëndronin amerikanët.
E dyta sepse shumëkush e ka etiketuar mini-Shengenin si një karshillëk ndaj dështimit për të përparuar drejt BE.
Dhe e treta sepse Edi Rama është angazhuar në një propagandë të shfrenuar për mbrojtjen e idesë, që po çon përpara së bashku me Vuçiqin, duke e paraqitur atë si një plan të dakortësuar me SHBA dhe BE.
Përgjigjja që mora ishte shumë më befasuese se sa e prisja. Me një seriozitet solemn, z. Osmani tha: “Po, gjithçka është dakortësuar në Bruksel, nga Këshilli i koordinimit të Majlinda Bregut”.
Pra, sipas tij, evropiania kryesore që e paska mbështetur këtë nismë, paskësh qenë ish-deputetja disidente e PD-së, që qeveria shqiptare e mbështeti për të marrë postin që mban.
Më shumë sesa ky pohim, do të kuptoja nga intervista që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, jepte të hënën në të njëjtën kohë në televizionin “O2”. Përgjigjet e tij qenë pa ekuivoke. Ai e ngrinte në qiell Ramën se nuk po sillej si liderët kosovarë dhe përgëzonte vullnetin e kryeministrit tonë për të çuar me guxim përpara një ide, që nuk kishte një përkrahje entuziaste nga kryeqytetet evropiane. Dhe, si për të përforcuar këtë ngurrim të Evropës, Vuçiq shtonte: “Shumëkush në Evropë nuk dëshiron që ballkanasit të vendosin për fatin e tyre”.
Pra dilema është e qartë: Kush gënjen, Vuçiq që thotë se Evropa nuk do që ai me Ramën të vendosin vetë, apo kryeministri shqiptar që pretendon se mini-Shengeni ka përkrahjen e plotë të Brukselit (shpresojmë mos i referohet thjeshtë Majlinda Bregut)?
Natyrisht, si “shqiptarë të mirë”, ne nuk kemi pse i marrim për 100 për qind të vërteta thëniet e presidentit serb (ndonëse ai na foli më hapur edhe kur na tha troç se ideja e ndarjes së Kosovës ishte e tija).
Ne jemi në të drejtën tonë të besojmë se mund të jetë ai dhe jo Rama duke gënjyer këtë herë. Atij mund t’i volisë që për interesa të brendshme, për t’i folur elektoratit të vet antiperëndimor, të lë të kuptohet se mini-Shengenin e ka nisur si një iniciativë anti-evropiane.
Por, në këtë rast pak rëndësi ka se kush gënjen.
Me interes është një pyetje tjetër: A mund të merret seriozisht një proces përafrimi ku Rama i flet krejt ndryshe shqiptarëve dhe Vuçiqi u prezanton komplet të kundërtën serbëve? A mund të ndërtohet besimi tek dy liderë, që deri dje pikturonin një rajon më të mirë duke përforcuar kufijtë etnikë dhe duke ngritur mure, ndërsa sot predikojnë mrekullinë duke rrëzuar kufijtë dhe muret?
Natyrisht, besimi tek këta dy autokratë është zero dhe të gjithë e kanë kuptuar se ata janë të gatshëm të luajnë çdo lojë, boll që të ruajnë, me ndihmën e njëri-tjetrit, skeptrin e liderit të madh që vendos për Ballkanin. Dhe, pikërisht se procedojnë në këtë mënyrë, ata shkatërrojnë kredibilitetin e çdo nisme që ndërmarrin, madje edhe të atyre që besojnë tek katër kolonat e lëvizjes së lirë, por nuk janë dakord me mënyrën banale se si po iu shitet ajo. /Lapsi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker