LAJMI I FUNDIT:

Piloti këshillon se çfarë duhet bërë gjatë turbulencave, ndërsa tregoi një truk që i qetëson pasagjerët

Piloti këshillon se çfarë duhet bërë gjatë turbulencave, ndërsa tregoi një truk që i qetëson pasagjerët
(Foto: Screenshot/TikTok)

Pasi piloti nga Sydney, Jimmy Nicholson, u bë viral në një video që tregonte se cila pjesë e aeroplanit ndjeu më pak turbulenca, ai tani ka regjistruar një video që tregon se çfarë duhet bërë gjatë turbulencave të forta dhe videoja është shikuar më shumë se 12.6 milionë herë

Piloti dhe gruaja e tij ishin nisur drejt Barcelonës për muajin e mjaltit, kur aeroplani pati turbulenca të forta dhe piloti, i cili atëherë ishte në rolin e një pasagjeri, qëndronte me bashkëshorten në pjesën e pasme, ku thoshte se turbulencat ndihen edhe më fort.

“Një nga turbulencat më të këqija që kam ndjerë ndonjëherë. Fluturimi është i shkurtër. Nuk është i këndshëm”, dëgjohet duke thënë dhe më pas jep këshilla se si të silleni gjatë turbulencave të pakëndshme.


“Së pari kujtojini vetes se kjo është krejtësisht normale. Aeroplani nuk do të bie nga qielli”, sqaron në video duke buzëqeshur, derisa gruaja e tij e shikon e ngurtësuar.

Në vijim ka demonstruar një truk me shishe që mund të ndihmojë në qetësimin e frikës. Ai e ktheu shishen e ujit përmbys, për të treguar se uji nuk lëviz shumë, çka do të thotë se turbulencat nuk janë aq të këqija sa duket.

Jimmy shtoi se ata që ndjejnë frikë thjesht duhet të shikojnë nga dritarja dhe do të jetë më e lehtë për ta.

“Nuk duhet të shqetësoheni. Aeroplanët janë ndërtuar për t’u bërë ballë gjërave shumë më të këqija. Padyshim që nuk është argëtuese, por gjithçka është në rregull”, ka theksuar piloti dhe u tregoi pasagjerëve që fillonin të duartrokisnin kur mbaroi turbulenca.

@jimmy_nicholson

Horrible turbulence on our flight today. Im a Pilot and actually fly this aircaft type (Airbus). Here’s why you have nothing to worry about #pilot #turbulence

♬ original sound – Jimmy Nicholson

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Lifestyle
Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Çfarë të vizitosh
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej

Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

Kalo në kategori