LAJMI I FUNDIT:

Picula: BE nuk mund ta kthejë kokën nga përgjegjësia e Vuçiqit për gjithçka që po ndodh, jo vetëm në Kosovë

Picula: BE nuk mund ta kthejë kokën nga përgjegjësia e Vuçiqit për gjithçka që po ndodh, jo vetëm në Kosovë

Eurodeputeti kroat në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka folur mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për “N1” Picula iu referua sulmit të armatosur nga një grup i armatosur i serbëve më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një polic i Kosovës.

“Serbia i eksporton problemet e saj të pazgjidhura në fqinjësi në formën e konflikteve. BE nuk mund ta kthejë kokën nga përgjegjësia e presidentit (Aleksandar) Vuçiq dhe regjimit të tij për gjithçka që po ndodh jo vetëm në Kosovë, por edhe në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë”, tha Picula, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, Picul ka përmendur edhe zhvillimet pas sulmeve në Izrael.

“Unë shpreha solidaritetin me ata që u sulmuan dhe dënova plotësisht sulmin terrorist nga Hamasi”, tha ai.

Ndryshe, Parlamenti Evropian (EP) pritet ta miratojë një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë muaj, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit më 24 shtator, njoftoi më 2 tetor eurodeputeti kroat në EP, Tonino Picula.

​Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu ​Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Kërkesën për këtë rezolutë e bëri vetë Picula, në lidhje me raportet mes dy vendeve fqinje dhe gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës pas sulmit.

Picula tha se e mori shumicën e nevojshme për propozimin e tij dhe se për këtë rezolutë do të diskutohet në seancën e dytë plenare gjatë këtij muaji.

“Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë“, tha Picula. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje

Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje

Drejtësi
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Drejtësi
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Drejtësi
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut

Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut

Lajme
Sonte tërmet në Maqedoni

Sonte tërmet në Maqedoni

Lajme
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Kalo në kategori