Manchester Unitedi është duke përgatitur planin për të vazhduar 'jetën' pa portierin spanjoll David De Gea.

De Gea është në vitin e fundit të kontratës së tij me Djajtë e Kuq, por deri më tani ende nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin e saj.


Sot (e enjte) gjatë ditës u përfol se spanjolli ka kërkuar të bëhet lojtari më i paguar i Unitedit për të pranuar vazhdimin e kontratës.

Unitedi ka një opsion për vazhdimin e kontratës së spanjollit deri më 2020, por edhe përkundër kësaj drejtuesit e klubit janë duke shikuar për alternativa.

Pickford Jordan Pickford (Getty Images/Guliver)

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit nga Old Trafford kanë etiketuar portierin e Evertonit, Jordan Pickford dhe atë të Atletico Madridit, Jan Oblak.

Pickford ka qenë njëri nga lojtarët që ka shkëlqyer më shumë në Kupën e Botës dhe mosha e tij prej 24 vitesh shihet si perspektivë e mirë nga Unitedi.

Jan Oblak Jan Oblak (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, Oblak konsiderohet si njëri nga portierët më të mirë në botë, por transferimi i tij nuk do të ishte i lehtë.

Portieri slloven ka një klauzolë prej 87 milionë funtesh apo rreth 100 milionë euro në kontratën e tij dhe ende nuk është pajtuar me kushtet e reja të Atleticos. /Telegrafi/

telegrafi sport app