Site icon Telegrafi

Pica të vogla, të gatshme në çast: Kafshata të cilat do t’i hani me kënaqësi!

Kjo recetë është ideale kur më së paku keni kohë, ndërkaq ju hahet diç e njelmët

Përbërësit:

– ½ filxhan salcë domatesh;
– parmezan të grirë në rende;
– pak piper;
– pak kripë;
– 1 lugë e vogël spec të kuq të grirë imët;
– pak rigon;
– mozzarella të grirë në rende;
– sallam të thatë pikante;
– tortilë.

Përgatitja:

Nxehni furrën në 220 gradë Celsius dhe lyeni me vaj kallëpet nga mafina.

Pritni rrathë nga tortila dhe qitni në kallëp.

Shtoni salcën e domates në secilën prej tyre, qitni mozzarella dhe me sallam aromatizoni.

Piqni 10 – 12 minuta.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version