Pica të vogla, të gatshme në çast: Kafshata të cilat do t’i hani me kënaqësi!

Kjo recetë është ideale kur më së paku keni kohë, ndërkaq ju hahet diç e njelmët Përbërësit:- ½ filxhan salcë domatesh;- parmezan të grirë në rende;- pak piper;- pak kripë;- 1 lugë e vogël spec të kuq të grirë imët;- pak rigon;- mozzarella të grirë në rende;- sallam të thatë pikante;- tortilë.
Përgatitja:
Nxehni furrën në 220 gradë Celsius dhe lyeni me vaj kallëpet nga mafina.
Pritni rrathë nga tortila dhe qitni në kallëp.
Shtoni salcën e domates në secilën prej tyre, qitni mozzarella dhe me sallam aromatizoni.
Piqni 10 – 12 minuta.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































