E ftuara më e fundit në "Shok Podcast", pianistja e njohur Lentiana Lutaj, është vënë përballë një pyetje sfiduese nga moderatori Fis Juniku.

Ai e ka pyetur se çfarë do të zgjidhte mes një mashkulli me shumë para, por me një burim të dyshimtë të të ardhurave, apo një mashkulli me të hyra normale, por të fituara në mënyrë të ndershme.


Lentiana e ka dhënë përgjigjen e saj pa hezitim, duke theksuar se për të është shumë e rëndësishme që të ardhurat të jenë të fituara me ndershmëri.

"Normal që një doktor që i ka paret hallall, ose çfarëdo qoftë. Kur edhe unë e fitoj hallall paranë dhe kur punoj me djersën time, normalisht që dua që edhe bashkëshorti të jetë hallall" – është shprehur pianistja.

Deklarata e saj ka marrë vëmendjen e publikut, duke nxitur diskutime mbi moralin dhe ndershmërinë në marrëdhëniet romantike.

Episodi i fundit i "Shok Podcast" me Lentiana Lutaj ka sjellë jo vetëm momente argëtuese, por edhe reflektime mbi vlerat dhe etikën në jetën personale dhe profesionale. /Telegrafi/