Philadelphia fiton derbin e mbrëmjes ndaj Oklahomas, kapioni mposhtet nga Orlando

Philadelphia 76ers ka arritur të marrë një fitore tejet të rëndësishme në përballje me Oklahoma City Thunder.
Në derbin e mbrëmjes në NBA qëu zhvillua në Chesapeake Energy Arena të Oklahomas, fitues ka dal skuadra mysafire me katër pikë diferencë 104:108.
Qysh në çerekun e parë mysafirët krijuan një epërsi prej 11 pikëve dhe deri në fund të ndeshjes arritën ta mbanin rezultatin duke luajtur një mbrojtje të fortë edhe pse i mungoi qendra Joel Embiid.
Në anën tjetër vendasit ishin të hendikepuar në këtë takim pasi në parket nuk ishte shkaku i një lëndimi të lehtë basketbollisti më në formë në NBA, Paul George.
Thobias Harris me 32 pikë e pesë kërcime ishte më efikasit në këtë fitore të mysafirëve, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Jimmy Butler që shtoi 20 pikë të tjera.
Russell Westbrook arriti një tjetër ‘Triple Double’ me 23 pikë, 11 kërcime e 11 asistime.
Me 23 pikë kontribuoi edhe Grant për vendasit por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.
Mungesën e yllit kryesor e ka vuajtur edhe kampioni në fuqi Golden State Warriors, që pa Kevin Durant në parket ka humbur nga Orlando Magic 103:96.
Aaron Gordon me 22 pikë e 15 kërcime ishte më meritori për këtë fitore të Magic, ndërsa për mysafirët Steph Curry ishte më efikasi me 33 pikë. /Telegrafi/Rezultatet:
Indiana Pacers – Minnesota Timberwolves 122:115
Orlando Magic – Golden State Warriors 103:96
New York Knicks – Cleveland Cavaliers 118:125
Houston Rockets – Miami Heat 121:118
Oklahoma City Thunder – Philadelphia 76ers 104:108
Denver Nuggets – Utah Jazz 104:111


















































