Është pezulluar thirrja për subvencionimin e fluturimeve nga dy aeroportet në shtet dhe do të shpallet një thirrje e re. Komisioni për vlerësimin e ofertave që në thirrje i dorëzuan linjat ajrore “Wizz Air”, “Lufthansa” dhe “Aegean Airlines” ka konstatuar se nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë të parashikuar dhe e ka pezulluar thirrjen.
“Nga ana e Komisionit të përbërë nga anëtarë të disa institucioneve shtetërore është vlerësuar ofertat e dorëzuara dhe në këtë rast Komisioni ka konstatuar se kompanitë ajrore nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë të parashikuar në kushtet e thirrjes publike. Sipas kësaj, Komisioni ka marrë vendim për pezullimin e thirrjes publike”, bëri të ditur pasdite Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Nga atje presin që sa më shpejt Komisioni të shpallë një thirrje të re publike për mbështetje financiare për linjat e reja ajrore për periudhën e vitit 2023-2025.
Paralajmërojnë se thirrja publike do të shpallet në përputhje me politikat e kushteve të drejta dhe konkurruese në përputhje me rregulloren e Bashkimit Evropian. “Qëllimi është që të nxitet dhe zhvillohet komunikacioni ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të mundësohet që një numër më i madh të destinacioneve për qytetarët”, qëndron në kumtesë.
Ministria dikasteriale potencon se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, fuqishëm është e përkushtuar në realizimin e përcaktimit programor për zhvillimin e komunikacionit ajror.
“Qëllimi ynë është t’i shfrytëzojmë kapacitetet që i ofron Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit “Shën Apostol Pavle” dhe të mundësojmë shërbime cilësore me një spektër më të gjerë të destinacioneve për qytetarët përmes çmimeve konkurruese të biletave ajrore”, theksojnë nga Ministria e Transportit.
Me thirrjen e pezulluar, e cila zgjati nga 20 dhjetori i vitit të kaluar deri më 26 janar të këtij viti, për dallim nga ato të mëparshmet, mundeshin të zgjidhen më shumë linja ajrore që do të marrin subvencione për linjat e reja ajrore. Ishte paraparë të ndahet subvencion prej shtatë euro në denarë në kundërlerë të denarit për pasagjer në nisje të transportuar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Shkup” dhe 4,5 euro në kundërvlerë të denarit për pasagjer që niset nga aeroporti “Shën Apostol Pali” – Ohër.
Për këtë vit janë planifikuar 1.1 milionë euro për mbështetje financiare për linjat e reja ajrore.
Më 1 mars të vitit të kaluar përfundoi marrëveshja e fundit nga tre marrëveshjet për fluturime të subvencionuara me kompaninë ajrore hungareze me buxhet të ulët “Wizz Air”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje