Site icon Telegrafi

Pezullohen klubet ruse të basketbollit nga EuroLeague

(Foto: Daily Sabah)

Anëtarët e Bordit Ekzekutiv të EuroLeague kanë marrë vendim që t’i pezullojnë tri klubet ruse, CSKA Moska, Zenit Saint Petersburg dhe UNICS Kazan.

Ndërkaq, sipas njoftimit, 15 klubet tjera të kësaj lige të basketbollit do të vazhdojnë të luajnë në bazë të orareve të caktuara.

Nëse situata nuk ndryshon në mënyrë të favorshme, të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt kundër ekipeve ruse do të anulohen për të konfiguruar renditjen e ligave. CSKA, Zeniti dhe UNICS aktualisht renditen në Top 8.

Lexo po ashtu Zyrtare: FIFA dhe UEFA suspendojnë Rusinë në të gjitha kompeticionet

Në ndërkohë, sipas këtij vendimi, nga EuroCup është pezulluar klubi tjetër rus, Lokomotiv Kuban Krasnodar.

Vendimi vjen pas sulmeve ruse kundër Ukrainës që shkaktuan edhe pezullimin e klubeve dhe ekipeve ruse nga garat e UEFA-s dhe FIFA-s, ndërsa edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar edhe mospërfshirjen e sportistëve rusë në ngjarjet sportive. /Telegrafi/

Exit mobile version