Fluturimet e kompanisë SpaceX në hapësirë u prezulluan të enjten për shkak të rrëzimit të një rakete të saj mërkurën.
Administrata Federale e Aviacionit ndaloi përdorimin e raketave “Falcon 9” të kompanisë SpaceX për dërgimin e sondave dhe pajisjeve në hapësirë dhe urdhëroi një hetim pas aksidentit, që ndodhi para agimit në brigjet e Floridës. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme ndaj pronës publike.
Është shumë herët për të ditur se sa ndikim do të ketë kjo në fluturimet e ardhshme me njerëz në bord të kompanisë SpaceX, njëri privat dhe tjetri për NASA-n. Fluturimi privat i një miliarderi u shty disa orë para këtij njoftimi për shkak të motit të keq.
Raketa u lëshua nga Stacioni i Forcave Hapësinore në Kejp Kanaveral të Floridës dhe dërgoi të gjithë 21 satelitët e internetit për shërbimin “Starlink” në orbitë. Por struktura e raketës, që i jep shtytje fazës së parë të fluturimit u rrëzua dhe u përfshi nga zjarri disa çaste pasi u ul në një platformë oqeanike. Ky është aksidenti i parë i këtij lloji në vite. Kjo ishte hera e 23-të që kjo strukturë e veçantë u përdorë për fluturimet në hapësirë, duke vendosur një rekord për pajisjet e tilla të ricikluara nga kompania SpaceX.
Losing a booster is always sad. Each one of them has a unique history and character. Thankfully this doesn’t happen often, due to the robust design and vigilance of the team.
We are working as hard as we can to thoroughly understand root cause and get corrective actions in place…
— Jon Edwards (@edwards345) August 28, 2024
Administrata Federale e Aviacionit tha se duhet të gjejë arsyet e aksidentit dhe të vendos për veprimet korrigjuese përpara se të lejojë kompaninë SpaceX, që të rifillojë fluturimet në hapësirë me raketën “Falcon 9”. Një fluturim në hapësirë nga Kalifornia me satelitë interneti “Starlinks” u anulua menjëherë pas aksidentit.
Zëvendëspresidenti i kompanisë SpaceX, Jon Edwards tha se kompania po punon me shpejtësi për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar aksidentin.
“Humbja e një strukture të raketës është gjithmonë e rëndë. Secila prej tyre ka një histori dhe karakter unik. Fatmirësisht kjo nuk ndodh shpesh”, tha ai përmes një postimin në platformën X.
Përveç fluturimit privat në hapësirë, që pritet të bëhet nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, SpaceX do të dërgojë në hapësirë dy astronautë të NASA-s në fund të muajit të ardhshëm për të kthyer në tokë dy astronautët, që arritën në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor me sondën e re “Starliner” të kompanisë Boeing. Ekspertët e NASA-s dhe ata të kompanisë Boeing kanë vendosur se kthimi i astronautëve me sondën “Starliner” nuk është i sigurt për shkak të defekteve që ata gjetën gjatë fluturimit provë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Protesta në mbarë botën kundër tarifave, por Trump zgjedh të luajë golf

Alarm në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse, Polonia aktivizon mbrojtjen ajrore - vë aeroplanët në gjendje gatishmërie

Rusia ka humbur afro një milion trupa që nga fillimi i luftës në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje