LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Stërvitja në Krivollak dëshmon se me NATO-n ka vetëm mbështetje dhe siguri

Petrovska: Stërvitja në Krivollak dëshmon se me NATO-n ka vetëm mbështetje dhe siguri

“Ushtarët nga ushtritë si ajo e Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Spanjës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë treguan se çfarë do të thotë gatishmëri kolektive dhe ndërveprueshmëri e përsosur dhe në fakt dërguan mesazhin më të rëndësishëm se kur jemi pjesë e NATO-s nuk jemi vetëm”, tha Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në fjalimin e saj në Ditën e Mysafirëve të Lartë në kuadër të stërvitjes ushtarake “Swift Response 2022”, e cila mbahet në poligonin ushtarak “Krivollak”.

“Ajo që pamë sot dhe dëshmuam nuk ishte sfidë dhe demonstrim i forcës ushtarake, por demonstrim i unitetit, solidaritetit dhe aleancës sonë”, tha Petrovska.

Kjo stërvitje, tha Petrovska, dha përgjigje për të gjitha lajmet e rreme që synojnë ta paraqesin ushtrinë tonë si të dobët, të patrajnuar dhe të papajisur.


“Kjo sot dhe ajo që ndodhi gjatë gjithë stërvitjes është mohimi më i mirë dhe demonstrim real i aftësisë së pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Në stërvitje, të gjithë pjesëmarrësit treguan kapacitetet e tyre për planifikim vendimtar, trajnim të mirë dhe veprim të përbashkët e të koordinuar. Ata treguan se kuptohen në mënyrë perfekte, plotësojnë njëri-tjetrin dhe se së bashku janë më të fortë. Një tjetër mesazh i rëndësishëm u dërgua sot, se në NATO nuk ka të vegjël dhe të mëdhenjë, nuk ka të parë e të fundit, nuk ka garë për eliminim, por ndihmë dhe mbështetje aleate, tha ministrja e Mbrojtjes.

Ajo që po ndodh këto ditë në “Krivollak”, thotë ajo, e ka forcuar edhe më shumë angazhimin e saj, që ai të jetë prioritet i lartë në mandatin e saj si ministre e Mbrojtjes dhe së bashku me Shtabin e Përgjithshëm të punojmë me shpejtësi dhe plan për zhvillimin e ushtrisë.

“Qendra stërvitore Krivollak të vazhdojë të zhvillohet në përputhje me nevojat stërvitore të pjesëtarëve të Ushtrisë sonë, por do të ofrojë edhe segmente të veçanta stërvitore që do të shfrytëzojnë aleatët dhe partnerët tanë strategjikë”, tha Petrovska.

Stërvitja “Swift Response 2022” është stërvitja më e madhe ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë deri më tani dhe e vetmja që nga pavarësia e vendit në të cilën realizohen ulje ajrore në këtë vëllim.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori