LAJMI I FUNDIT:

Petrovska-Pahor: Sllovenia është një mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut

Petrovska-Pahor: Sllovenia është një mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, në kuadër të vizitës së sotme zyrtare në Republikën e Sllovenisë, ka takuar presidentin, Borut Pahor.

Fokusi i bisedimeve ishte e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, e cila është e lidhur ngushtë me strukturat evropiane dhe euroatlantike, veçanërisht në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, rreziqeve aktuale të sigurisë që lindin nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe domosdoshmëria e realizimit të ambicieve të projektuara të BE-së si aktor global.

“Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë të bashkuar në vlerat dhe parimet që garantojnë siguri dhe prosperitet për rajonin, por edhe për kontinentin evropian. Dy vendet mike kanë angazhime identike për paqen, lirinë dhe demokracinë. Të dy vendet kanë një të kaluar të përbashkët, por më e rëndësishmja një të tashme dhe të ardhme të përbashkët, si pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike, NATO-s. Vendet tona janë po aq të përkushtuara për të garantuar një të ardhme të sigurt, demokratike dhe të begatë për qytetarët e tyre. Dhe këtë do ta arrijmë vetëm nëse bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, ndihmojmë njëri-tjetrin, kujtojmë mësimet e historisë për të krijuar mësime të reja për shembull në të ardhmen”, deklaruan dy bashkëbiseduesit në takim.


Petrovska dhe Pahor dënuan agresionin rus kundër Ukrainës dhe thanë se ai është një sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje serioze e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se nevojitet armëpushim i menjëhershëm dhe zgjidhje e të gjitha çështjeve të hapura përmes kanaleve diplomatike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori