LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Çdo pëllëmbë e vendit tonë është nën mbrojtjen e NATO-s

Petrovska: Çdo pëllëmbë e vendit tonë është nën mbrojtjen e NATO-s

Përfitimi më i madh i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është siguria që sot ndjejnë qytetarët tanë, duke e ditur se janë pjesë e një familjeje të madhe që kujdeset për sigurinë e përbashkët kolektive, theksoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në Ohër, përcjell Telegrafi.

Në ligjëratën me temën “Sfidat aktuale të sigurisë dhe perspektivat nga anëtarësimi në NATO gjatë luftës në Ukrainë”, ajo iu referua përfitimeve të Maqedonisë së Veriut nga anëtarësimi në NATO, si dhe kërcënimeve hibride dhe kibernetike, duke përfshirë dezinformimin si kërcënim për sigurinë.

“Çdo pëllëmbë e vendit tonë është nën mbrojtjen e mbrojtjes kolektive dhe kjo sjell një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, tha Petrovska.


Ajo theksoi se është rezultat i vendimeve të guximshme dhe të vështira, por të drejta.

“Ky vit ka treguar realitetin e ashpër se lufta në tokën evropiane nuk i përket të shkuarës dhe se paqja nuk është e garantuar. Prandaj, zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri dhe ndërtimi i rezistencës duhet të jetë prioriteti ynë në vazhdimësi”, theksoi Petrovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: Dera ishte e mbyllur, u ngjita me shkallë nga dritarja

Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: Dera ishte e mbyllur, u ngjita me shkallë nga dritarja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Kalo në kategori