“Petrol Company” ka vazhduar me shpërndarjen e dhuratave me rastin e festave të fundvitit. Dhuratat sot u janë shpërndarë fëmijëve me nevoja të veçanta në Prishtinë.

Shpërndarja u bë përmes Qendrës për Punë Sociale të Komunës së Prishtinës.


E drejtori i kësaj Qendre, Blerim Shabani, falënderoi “Petrol Company” për fëmijët derisa tha se falë këtyre donacioneve ata do të jenë më të gëzuar në këtë fundvit.

Screenshot 2 84

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj ‘Petrol Company’ dhe pronarët e kësaj kompanie Shkelzen dhe Hyni Jusaj për këto dhurata që i ka bë, për fëmijët në nevojë në komunën e Prishtinës, që sado pak fëmijët ta presin vitin e ri të buzëqeshur”, ka thënë ai.

Përfaqësuesja e “Petrol Company”, Valentina Mekani,  tha se janë ditën e sotme janë shpërndarë dhurata për 100 për fëmijë me nevoja të veçanta, në mënyrë që edhe këta fëmijë të ndjejnë gëzimin e festave të fundvitit.

Screenshot 3 57

“Sot me rastin e festave të fundvitit po bëjmë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët me nevoja të veçanta. Janë gjithsej 100 dhurata që janë shpërndarë sot”, ka thënë ajo.

Mekani falënderoi stafin e Qendrës për Punë Sociale për pranimin dhe shpërndarjen e dhuratave direkt te fëmijët.

“Këto dhurata do të shpërndahen nga stafi i Qendrës për Punë Sociale, ku do të adresohen për fëmijët me nevoja të veçanta.  Falënderoj përfaqësuesit e kësaj Qendre që na ka ndihmuar për ta bërë sa më të lehtë shpërndarjen e pakove”, ka thënë Mekani.

Screenshot 1 107

Ajo tha “Kjo nuk do të jetë hera e fundit,  ky aktivitet do të vazhdojë edhe në komunën e Fushë Kosovës te fëmijët e familjeve në nevojë. Ajo ka falënderuar edhe taxi “Nita” për gatishmërinë për të bërë transportin e dhuratave

“Petrol Company” edhe gjatë javës së kaluar ka shpërndarë dhurata për fëmijë në lokacione të ndryshme: në spitalin e Pediatrisë (në repartin e leukemisë), si dhe në shoqatën “Autizmi” në Prishtinë.