Site icon Telegrafi

Petr Cech rikthehet zyrtarisht në fushë për takimin e të rinjve të Chelseat ndaj atyre të Tottenhamit

Petr Cech edhe zyrtarisht është rikthyer nga pensionimi, duke u futur në portë për të rinjtë e Chelseat.

Legjenda e The Blues kishte njoftuar sezone më parë pensionimin nga futbolli, sa ishte pjesë e Arsenalit.

Por, Frank Lampard vendosi që ta rikthente atë sërish në aksion, duke e bërë pjesë të skuadrës si portier i katërt.

Nga ora 20:00, të rinjtë e Chelseat do të takohen me ata të Tottenhamit, derisa Cech është në portë.

Portieri legjendar do të tregojë sonte aftësitë e tij, derisa është 38-vjeçar dhe është stërvitur vazhdimisht në Cobham. /Telegrafi/

Exit mobile version