Peticioni: Facebook t’i listojë qytetet e Kosovës nën Kosovë, jo nën Serbi

Në peticion drejtuar Facebook-ut thuhet: Facebook, vendosi qytetet e Kosovës në Kosovë, jo në Serbi. Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, dhe është vendosur në listën e shteteve nga Facebook. Megjithatë, kur njerëzit etiketojnë qytetin e tyre, atyre u del që janë nga Serbia, shkruan Koha.net.
"Ne, qytetarët e Kosovës nuk duam që qytetet tona të listohen nën Serbinë kur bëjmë check-in, prandaj kërkojmë që ta ndryshojë këtë. Vendi ynë është njohur nga më shumë se 105 shtete në mbarë botën dhe kërkojmë nga Facebook ta respektojë këtë".
Nga
Telegrafi
16/11/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































