LAJMI I FUNDIT:

Peter: Paga më të mira për jetë dinjitoze, përndryshe njerëzit do të mendojnë të largohen nga vendi

Peter: Paga më të mira për jetë dinjitoze, përndryshe njerëzit do të mendojnë të largohen nga vendi

Investimet e huaja në Maqedoni janë stabile edhe krahas krizës politike, kanë punësuar mbi 50 mijë persona dhe pothuaj asnjë prej kompanive deri më tani nuk është tërhequr nga vendi, vlerësoi sot kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj (KIH) në kuadër të Odës ekonomike, Stefan Peter, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

‘Kur flisni për pagat tek investitorët e huaj, nuk duhet të krahasoni mollë me dardhë, por mollë me mollë. Nuk duhet t’i krahasoni pagat në fabruika dhe ato në banka. Gjithashtu, shumë e rëndësishme është të shihet pasqyra e plotë, të shqyrtohen pagat në nivel vjetor se pse disa kompani e japin pagën e 13 dhe të 14, kurse disa sigurojnë benefite tjera’, theksoi Peter në konferencën për shtyp.

Ai vlerësoi se subvencionet për investitorët e huaj dhanë rezultate, kurse konfirmim për këtë, tha është fakti se janë siguruar 50 mijë punësime dhe se investimet e huaja viteve të fundit kanë kontribuar të zvogëlohet papunësia për rreth 10%.


Sipas tij, ka mungesë të kuadrove me përgatitje profesionale të mesme në pothuajse të gjithë sektorët. Prej 50 mijë të punësuarve nuk duhet të jenë të gjithë doktor shkencash. Duhet pasur edhe punëtorë të cilëve do t’u sigurohet pagë korrekte për jetë dinjitoze. Në të kundërt, do të mendojnë të largohen nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori