Site icon Telegrafi

Petangoni publikon pamjet e sulmeve mbi grupet e përkrahura nga Irani përgjatë vijës kufitare Siri-Irak, bombat 900 kilogramëshe godasin objektet

Iraku sot dënoi sulmet ajrore të ushtrisë amerikane kundër caqeve të grupeve të milicisë së mbështetur nga Irani përgjatë kufirit Siri-Irak, ku si pasojë e këtyre sulmeve humbën jetën të paktën shtatë luftëtarë – duke nxitur një hakmarrje të paralajmëruar nga fraksioni i ushtrisë irakiane.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar sulmet e dytë mbi grupet pro-iraniane, e ekspertët e sigurisë vlerësojnë se ky veprim mund të nxisë eskalim të marrëdhënieve mes Teheranit dhe Washingtonit, në kohën kur po punohet në ringjalljen e programit bërthamor iranian, transmeton Telegrafi.

Dy objekte janë sulmuar në Siri, kurse i treti është bombarduar në Irak. E Pentagoni ka njoftuar se grupe të ndryshme të përkrahura nga Kata’ib Hezbollah dhe Kata’ib Sayyid al-Shuhada (KSS) janë sulmuar.

Gjithashtu Pentagoni ka publikuar pamjet e sulmeve ajrore që janë kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm. Caqet u goditën nga bombat 900 kilogramëshe që janë lansuar nga aeroplanët e forcave amerikane ajrore F-15 dhe F-16.

E kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhemi, ka dënuar sulmet duke i cilësuar si “shkelje e papranueshme mbi sigurinë e Irakut”. /Telegrafi/

Exit mobile version