Ben Bond, një peshkatar britanik ka kapur një peshkaqen që vlerësohet nga më gjigantët të kapur ndonjëherë në Evropë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për 26-vjeçarin i cili kishte mbetur i habitur kur kishte vërejtur se në rrjetën e tij kishte rënë ky peshkaqen gjigant.


Peshkaqeni i kapur nga ky peshkatar në ujërat e gjirit irlandez thuhet të jetë shumë i rrallë, pasi që të tillët thuhet se shpenzojnë më shumë kohë në thellësi të oqeaneve.

Peshkaqeni vlerësohet të jetë rreth 7 metra i gjatë dhe të arrijë një peshë prej 700 kilogramësh. /Telegrafi/