LAJMI I FUNDIT:

Pesëshja dhe lojtari më i mirë i xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll

Pesëshja dhe lojtari më i mirë i xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll

Xhiroja e katërt në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll u karakterizua me fitore bindëse.

Trepça ia shkaktoi humbjen e parë Pejës 83:66, ndërsa Prizreni 16 mundi bindshëm RC Cola Dritën 102:71, kurse Golden Eagle Ylli shënoi fitoren e parë, duke mposhtur Sigal Prishtinën 95:69.

Ndeshja më dramatike ishte ajo ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit, që përfundoi 82:89. Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte Julien Lewis i Bashkimit.


Ai për 33 minuta sa qëndroi në parket kishte 27 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, me indeksin e lojës 32.

Lewis ndihmoi skuadrën prizrenase të regjistrojë fitoren e dytë në këtë kampionat.

Top 5 e xhiros së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll janë: Trevor Manuel i Prizrenit 16, Eric Davis i Rahovecit, Mikaile Tmusiq i Golden Eagle Yllit, Julien Lewis i Bashkimit dhe Brandon Radolph. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori