LAJMI I FUNDIT:

Pesë vjet nga albumi i parë, Dua Lipa: Faleminderit të gjithëve që ishit në këtë udhëtim me mua

Pesë vjet nga albumi i parë, Dua Lipa: Faleminderit të gjithëve që ishit në këtë udhëtim me mua
Foto: Instagram

Dua Lipa sigurisht ka bërë një rrugë të gjatë që nga publikimi i albumit të saj të parë në vitin 2017.

Këngëtarja 26-vjeçare mori një moment të mërkurën (2 qershor) për të reflektuar mbi trajektoren mbresëlënëse që ka marrë karriera e saj.

“Sot 5 vite më parë kam publikuar albumin tim debutues”, shkroi ajo, duke nënvizuar një seri fotosh të vjetra nga ajo periudhë.


Dua Lipa (Foto: Instagram)

“Jam shumë krenare për çdo hap, çdo dhomë, klub dhe vend, çdo artist, kantautor dhe producent me të cilin kam pasur fatin të shkruaj dhe të bashkëpunoj dhe kjo më ka çuar këtu ku jam sot”, vazhdoi ajo.

Dua Lipa shfaqet me shumë stil rrugëve të Firences, ndërsa endet mes njerëzve
Lexo po ashtu Dua Lipa shfaqet me shumë stil rrugëve të Firences, ndërsa endet mes njerëzve

“Falënderoj çdo ditë yjet e mi me fat dhe ju falënderoj të gjithëve që ishit në këtë udhëtim të çmendur me mua”.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Albumi i parë i këngëtares arriti kulmin në vendin e 27 në tabelën e albumeve Billboard 200 dhe solli shumë këngë të suksesshme, duke përfshirë hitin “New Rules”, i cili arriti në vendin e gjashtë në Hot 100.

Ylli i muzikës pop është aktualisht në turne për albumin e saj të dytë të quajtur “Future Nostalgia”, teksa pritet të përfundojë pjesën evropiane të turneut më 6 qershor në Lisbonë, Portugali.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Ajo gjithashtu ka bërë vazhdimisht muzikë dhe bashkëpunime të reja që nga albumi, së fundmi u bashkua me Calvin Harris dhe Young Thug për këngën “Potion”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori