Nuk ka asgjë sikur ndjenja e të thyerit rekordet personale. Kur e arrini këtë, të gjitha ato mëngjese të hershme kanë kuptim.

Por, vrapuesit e dinë se për ta rritur shpejtësinë e vrapimit merr kohë dhe përkushtim, transmeton Telegrafi.


Anthony Mayatt, trajner personal, ka treguar se si të vraponi më shpejt dhe si ta përmirësoni edhe shpejtësinë e maratonës 10 kilometërshe.

Sipas tij, ushtrimet me peshë veçse janë dëshmuar si shumë fitimprurëse për vrapuesit afatgjatë.

Ai thotë se ushtrimet të cilat jua rrisin shpejtësinë e vrapimit janë:

- Sesionet me vrapime sprint

- Ushtrimi ‘deadlift’

- Ngrehjet në hekur (pull up)

- Ushtrimet ‘split squat’

- Ushtrimi ‘plank’. /Telegrafi/