Site icon Telegrafi

Pesë ushqime të shëndetshme që ju ndihmojnë largoni kapsllëkun

Kapsllëku është një problem i zakonshëm që prek rreth 20 për qind të popullsisë

Tretja e vonuar i zorrës së trashë, ose një rënie në lëvizjen e ushqimit përmes sistemit të tretjes, është një nga shkaqet më të zakonshme. Një dietë me fibra të ulëta, plakja dhe pasiviteti fizik gjithashtu mund të kontribuojnë në kapsllëk.

Ndërsa mjetet shëruese për kapsllëkun zakonisht përfshijnë laksativë , zbutës të jashtëqitjes dhe shtesa të fibrave, përfshirja e disa ushqimeve që rrisin rregullsinë në dietën tuaj mund të jetë një alternativë e sigurt dhe efektive, shkruan Healthline.

Më poshtë gjeni pesë ushqime të shëndetshme që mund t’ju ndihmojnë të luftoni kapsllëkun:

Mollët

Mollët janë një burim i mirë i fibrave, me një mollë të vogël 149 gram, siguroni 3.6 gram fibra. Fibrat kalojnë nëpër zorrët tuaja, duke ndihmuar formimin e jashtëqitjes dhe duke nxitur lëvizjet e rregullta të zorrëve.

Mollët përmbajnë gjithashtu një lloj specifik të fibrave të tretshme të quajtur pektinë, e cila është e njohur për efektin e saj laksativ.

Lexo po ashtu Mollët janë shpëtim për probleme me stomakun: Shërojnë kapsllëkun dhe diarrenë, por konsumohen në mënyrë tjetër!

Kefiri

Kefiri është një pije e qumështit të thartuar që përmban probiotikë, një formë e baktereve të shëndetshme të zorrëve që mund të ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut.

Probiotikët kanë treguar që rrisin frekuencën e jashtëqitjes, përmirësojnë qëndrueshmërinë e jashtëqitjes dhe ndihmojnë në uljen e kohës së tranzitit të zorrëve për të shpejtuar lëvizjet e zorrëve.

Fiku

Fiqtë janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të futur më shumë fibra në dietën tuaj, për të inkurajuar lëvizjet e rregullta të zorrëve.

Fiku i thatë, veçanërisht, mund të sigurojë një dozë të përqendruar të fibrave. Një gjysmë filxhani 75 gramë fiq të thatë përmban 7.5 gramë fibra, të cilat mund të plotësojnë përkatësisht rreth 16 për qind deri në 25 për qind të nevojave ditore të burrave dhe grave.

Kivi

Kivi është veçanërisht i pasur me fibra, gjë që e bën atë një ushqim të shkëlqyeshëm për të ndihmuar në promovimin e rregullsisë.

Një kivi mesatar 69 gram përmban 2 gram fibra. Ai stimulon lëvizjen në aparatin tretës, duke ndihmuar në nxitjen e lëvizjeve të zorrëve.

Patatet e ëmbla

Përveç sigurimit të një mori vitaminash dhe mineralesh, patatet e ëmbla përmbajnë gjithashtu një sasi të mirë të fibrave që mund të ndihmojnë në rritjen e rregullsisë.

Një patate e ëmbël mesatare 150 gram, përmban 4 gramë fibra. Fibrat që gjenden në patatet e ëmbla janë kryesisht të patretshme.

Si përfundim, përfshirja e disa porcioneve të këtyre ushqimeve çdo ditë, së bashku me pirjen e ujit dhe aktiviteti i rregullt fizik, mund të ndihmojnë në rritjen e frekuencës së jashtëqitjes, në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe eliminimin e kapsllëkut njëherë e përgjithmonë. /Telegrafi/

Exit mobile version