Kalimi i Kristal Abazajt te Anderlecht, është një tregues i qartë se niveli i kampionatit shqiptar është rritur ndjeshëm.

Gjithçka është meritë e Skënderbeut që ka lojarë me kontrata të rregullta dhe nuk lëshon që të ikin lojtarët pa përfituar klubi.


Por cilat janë pesë shitjet e bujshme të Skënderbeut në këto dy vite e gjysmë.

1.Piter Olayinka ishte i pari futbollist që u largua nga Kategoria Superiore për një shifër rekord pasi nga transferimi i tij te Gent, korçarët përfituan rreth 1,1 milionë euro.

large 43f8f7cf6ee9ccfc1c07af8121e72d51660f06cb

2.Vetëm disa ditë pas largimit të Olayinkas, Skënderbeu shiti në Rusi një tjetër lojtar të spikatur, Bernard Berishën për rreth 600 mijë euro te Anzhi në Premier Ligën ruse.

20160113183212482646

3.Agim Zeka ishte i treti i larguar. Edhe pse talenti i kombëtares shpresa kishte luajtur fare pak me bardhekuqtë, falë dyshes Haris Fakic-Shkumbin Qormemeti, Zeka u transferua te Lille në Francë për 300 mijë euro.

ZEKA2

4.Në verë menjëherë pasi siguruan kualifikimin në grupet e Ligës së Evropës duke kaluar katër ture dhe duke bërë historinë, korçarët u privuan nga shërbimet e Liridon Latifit i cili u transferua në Hungari te skuadra e Puskas Akademia.

Nga shitja e Latifit, Skënderbeu përfitoi 1 milionë euro.

latoo 45

5.Kristal Abazaj ishte i fundit lojtar që la Skënderbeun për të kaluar në një klub të rëndësishëm evropian.

30706311 10156189177213911 5455888284569829376 o 1

Edhe pse nuk u aktivizua aspak te korçarët, bardhekuqtë përfituan 750 mijë euro nga shitja e një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit shqiptar. /Supersport/

telegrafi sport app