Pesë shenja që cilido qen tjetër do t’ju sulmojë – nëse bishti është në këtë pozitë, menjëherë largohuni

Qentë kanë gjuhën e tyre, ndërkaq “fjalët” kërcënuese assesi nuk duhet injoruar
Njohësit e qenve theksojnë që nuk është në natyrën e këtyre katërkëmbëshve të sulmojnë pa asnjë shkas.
Qentë e kanë gjuhën e tyre dhe me të “flasin”, madje edhe kur përgatiten të kafshojnë njeriun apo qenin tjetër.
– Disa shenja agresioni, siç janë hungërimi apo ngërdheshja, është e lehtë t’i vëreni, mirëpo ka edhe të tillë të cilët janë subtilë, për shembull momenti i tensionit apo edhe një sekondë kur qeni është tërësisht i palëvizshëm – thotë trajnerja e qeneve Victoria Stilwell, transmeton Telegrafi.
Secili që është në kontakt me kafshët, ato shenja assesi nuk do të duhej t’i injoronte. Këto janë shenjat më të shpeshta:
Bishti dhe veshët
Kur të jetë bishti i ngritur dhe i tendosur, diçka që me siguri nuk është në rregull. Qentë me bisht tregojnë emocione të ndryshme, nga lumturia, deri te frika dhe zemërimi.
Kur bishti qëndron vertikalisht dhe i qetë, veç tjerash, kjo mund të thotë që qeni ndihet i rrezikuar dhe prandaj do të tregojë agresivitet.
Ngjashëm është edhe me veshët – nëse janë të ngritur dhe të shtangur, arsyeja për këtë mbase është hidhërimi.
Pozita e trupit
Kur qeni qëndron me këmbë të hapura, me kokë të ngritur dhe me gjoksin e nxjerrë përpara, ai përpiqet të tregojë madhështinë e vet dhe të imponojë dominim.
Njëkohësisht, kjo mund të jetë shenjë që në çastin pasues do t’ju kafshojë.
Lëkura e kreshpëruar
Lëkura e kreshpëruar ndonjëherë është paralajmërim që kafsha do të bëhet agresive.
Shikimi
Qentë kryesisht nuk shikojnë drejt në sy as njerëzit, as qentë e tjerë. Në gjuhën e tyre, shikimi i drejtpërdrejtë dhe i vazhdueshëm në sy mund të sugjerojë kërcënim.
Nëse qeni nuk heq shikimin nga ju, ngadalë shikoni në anën tjetër. Njëkohësisht, nëse ju refuzon tërësisht t’ju shikojë, edhe kjo mund të jetë shenjë që dëshiron të mbrohet, domethënë të sulmojë.
Hungërimi
Natyrisht, me këtë rast është edhe hungërimi. Qeni i cili hungëron më shumëse disa sekonda, është qen nga i cili duhet të largoheni. Posaçërisht nëse me atë rast i tregon edhe dhëmbët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Kur duhet të ndërroni sfungjerin e enëve?

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Dhjetë dobitë e Agjërimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës