LAJMI I FUNDIT:

Pesë qindarka më e falsifikuara në Maqedoni

Pesë qindarka më e falsifikuara në Maqedoni

Pjesëmarrje më të madhe në numrin e kartëmonedhave të falsifikuara të parave ka 500 denari, gjë që ekskluzivisht i përshkruhet lëshimit të organizuar në qarkullim të kësaj vlere, njoftoi Banka popullore në raportin më të ri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rrjedhimisht, në numrin e përgjithshëm të kartëmonedhave të falsifikuara në vitin 2015, më i përfaqësuar është apoeni prej 500 denarë (1.144 copë), ose 89,1% nga numri i përgjithshëm i parave të falsifikuara.

Pastaj vijojnë apoeni prej 1000 denarë (102 copë), ose 7,9% nga numri i përgjithshëm dhe apoeni prej 100 denarë (35 copë), ose 2,7% nga numri i përgjithshëm i kartëmonedhave të falsifikuara.


– Vlera e përgjithshme e kartëmonedhave të falsifikuara në vitin 2015 është 677.650 denarë dhe ka pjesëmarrje të parëndësishme në respekt të vlerës së përgjithshme në qarkullim, bëri të ditur BPRM.