LAJMI I FUNDIT:

Pesë persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Pesë persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup
Foto: Ilustrim

Një shofer ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej 12 aksidente trafiku që gjatë natës së kaluar kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup. Në tetë aksidentet tjera është shkaktuar dëm material.

MPB njofton se janë zbuluar numër më i madh i kundërvajtjeve dhe janë sanksionuar 52 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin më shpejtë seç lejohet, pesë shoferë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe 13 para se të përfitojnë të drejtën për drejtim të automjetit. Nga komunikacioni janë shkyçur dy automjete të cilët kanë qenë me probleme teknike dhe 15 automjete të paregjistruara.

Policia e trafikut ka shqiptuar 97 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 69 automjete.


Policia ka sanksionuar edhe tetë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë përparim kalimi këmbësorëve, një për rreshtim jo të rregullt, një për tejkalim jo të rregullt dhe tre për mospërdorim të helmetës mbrojtëse nga ana e shoferëve të biçikletave me motor, moped dhe motoçikletë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
Kalo në kategori