Negativiteti përfshin të ndjerit të trishtuar, skeptik dhe pesimist. Kur mendimet tona janë të mbuluara me negativitet, ne mund të gjejmë lehtësisht më të keqen në çdo situatë, madje edhe në situata që objektivisht nuk janë aq të këqija
Nëse zbuloni se jeni duke luftuar me negativitetin, nuk jeni vetëm. Në fakt, njerëzit në të vërtetë kanë një paragjykim për negativitetin.
Të qenit negativ thjesht do të thotë që ne të vëmë re dhe të ndiejmë gjëra negative më intensivisht sesa gjërat pozitive – dhe gjërat negative kanë një ndikim më të madh në shëndetin tonë mendor.
Si ta ndalojmë të ndjerin negativë?
Mos harroni, qe ne të gjithë ndonjëherë jemi negativë dhe kjo është normale. Nëse kemi qenë negativ për një kohë të gjatë, rregullimi i emocioneve tona dhe kalimi në mendime më pozitive mund të jetë pak më i vështirë dhe të zgjasë pak më shumë. Zbatoni vetëm strategjitë më poshtë për të parë përmirësimin me kalimin e kohës.
1.Bëni koncepte pozitive më të arritshme në trurin tuaj
Truri ynë preferon të shkojë thjesht te çdo gjë që është e njohur – është më e lehtë, më e shpejtë dhe kërkon më pak energji. Pra, zhbërja e negativitetit përfshin bërjen e koncepteve pozitive më familjare dhe të arritshme në tru. Një mënyrë për ta bërë këtë është të kesh thjesht një “fjalë pozitive të ditës”.
2. Dekonstruktoni negativitetin tuaj
Kur ndihemi negativë, mund të jetë e lehtë të shohim shkaqet e jashtme të emocioneve tona negative, por jo shkaqet e brendshme. E vërteta është se mendimet tona kanë të bëjnë po aq (ose ndoshta më shumë) me negativitetin tonë sesa situatat në të cilat ndodhemi. Ne me të vërtetë krijojmë realitetin tonë.
Për të zbërthyer sesi mendimet tona ndikojnë në negativitet, bëni një vetë-reflektim duke pyetur veten nëse bëni ndonjë nga gjërat më poshtë:
A prisni shpesh që gjithçka do përfundoj keq?
A i shihni vetëm të këqijat pa parë të mirat?
A i injoroni apo zhvlerësoni gjërat pozitive?
Nëse bëni ndonjë nga këto gjëra, mund të zhvendosni mendimet tuaja në mënyrë që të ulin negativitetin dhe rrisin pozitivitetin.
3. Kontrolloni stilin tuaj të atribuimit
A ndiheni sikur asgjë nuk bëni rëndësi dhe bota është përgjegjëse për të gjitha fatkeqësitë tuaja? Sigurisht, kjo mund të jetë e vërtetë ndonjëherë, por ky “atribuim i jashtëm” do të thotë që ne kemi hequr dorë nga kontrolli i jetës dhe kjo mund të përfundojë duke na bërë të ndihemi më keq. Për ta zhvendosur këtë mendim, përpiquni të mendoni për gjërat mbi të cilat keni kontroll. Të gjithë kemi kontroll mbi disa aspekte të jetës sonë. Apo, a ndiheni sikur jeni fajtori për të gjitha shqetësimet tuaja? Ky stil i “atribuimit të brendshëm” ku fajësojmë veten për gjërat e këqija mund të dëmtojë vetëvlerësimin tonë dhe shëndetin mendor. Për ta zhvendosur këtë mendim, pranoni se jo gjithçka është në kontrollin tuaj. Ne të gjithë kemi bërë gjëra të këqija, por mund t’i kalojmë ato kur të shohim se kemi bërë më të mirën që kemi mundur, duke pasur parasysh situatat në të cilat kemi qenë.
4. Gjeneroni emocione pozitive me imagjinatën tuaj
Kur luftojmë me negativitetin, bëhemi vërtet të mirë në imagjinatën e gjërave negative. Kjo është arsyeja pse duhet të detyrosh veten të imagjinosh gjërat pozitive, këshillon Class.
Imagjinoni sikur hani ushqimin tuaj të preferuar, sikur takoni një person që ju pëlqen ose të shkoni në një vend të preferuar.
5. Aktiviteti kundër negativitetit
Në fakt, duke i thënë mendjeve tona thjesht “Ndal!” të menduarit për diçka shpesh mund të na bëjë të mendojmë edhe më shumë. Në vend të kësaj, aktivizoni trupin tuaj për të ndaluar negativitetin. Për shembull, mund të shkoni për vrapim ose të bëni një dush të ftohtë. Këto goditje fizike në trup mund të detyrojnë burimet tuaja të energjisë të shkojnë diku tjetër dhe me të vërtetë ndihmojnë në ndalimin e një mendjeje negative. /Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova