LAJMI I FUNDIT:

Pesë largimet që pritet të ndodhin sot nga Barcelona

Pesë largimet që pritet të ndodhin sot nga Barcelona

Barcelona është e vendosur të bëjë disa ndryshime të mëdha, me disa largime në ditën e fundit të afatit të transferimeve.

Gjigantët katalanas kanë shpenzuar para për lojtarë të rinj këtë verë, pasi kanë marrë futbollistë si Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde.

Ata gjithashtu kanë larguar nga skuadra e tyre lojtarë si, Philippe Coutinho dhe Oscar Mingueza, ndër të tjera.


Super kompjuteri i FiveThirtyEight parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve - disa nga top klubet nuk i kalojnë as grupet
Lexo po ashtu Super kompjuteri i FiveThirtyEight parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve - disa nga top klubet nuk i kalojnë as grupet

Dhe duket se Xavi ende i ka sytë te lojtarë të rinj pasi raportimet sugjerojnë se ai do të vazhdojë të përforcojë skuadrën e tij dhe të largojë lojtarët që konsiderohen të tepërt në planet e tij.

Sipas Gerard Romero, Barça po kërkon të kompletojë nënshkrimin e Marcos Alonso nga Chelsea dhe një mbrojtës të djathtë.

Për të mos përmendur një lojtar të caktuar, i cili është paralajmëruar t’i bashkohet skuadrës së Xavi përpara afatit.

Shkëmbim i bujshëm mes Unitedit dhe Barcelonës kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga afati kalimtar
Lexo po ashtu Shkëmbim i bujshëm mes Unitedit dhe Barcelonës kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga afati kalimtar

Romero, megjithatë, ende nuk ka bërë të ditur emrin ose profilin e lojtarit që drejtori sportiv i Barçës, Mateu Alemany, po kërkon të blejë.

Duket se një lëvizje për Bernardo Silva të Manchester Cityt është jashtë mundësive, pasi e ka ndjekur asin portugez këtë verë.

De Jong në Londër, mes zërave për një kalim te Chelsea ose United
Lexo po ashtu De Jong në Londër, mes zërave për një kalim te Chelsea ose United

Sa i përket largimeve, thuhet se Pierre-Emerick Aubameyang, Sergino Dest, Martin Braithwaite, Miralem Pjanic dhe Abde Ezzalzouli janë gati të largohen nga klubi.

Kjo do të thotë që Frenkie de Jong duket se do të mbetet te Barca, pasi është lidhur fort me një lëvizje te Manchester United këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Liga e Evropës
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

La Liga
Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori