Nuk ka ndonjë recetë të përgjithshme se si të dukeni e përsosur

Ndonjëherë as paratë nuk mund t’ju ndihmojnë në këtë aspekt sepse të dukurit e mahnitshme dhe të blerit rroba të shtrenjta janë gjëra krejtësisht të ndryshme.


Megjithatë, ka disa sekrete të cilat mund t’ju ndihmojnë ta përmirësoni stilin tuaj dhe të dukeni si modele e ballinës së revistës ‘Vogue’.

Jepni përparësi rrobave me ngjyrë më të ndritshme

Kombinimi i ngjyrave të tilla është përgjegjës për pamjen e përgjithshme të elegancës.

Prandaj, nëse dëshironi të dukeni e shtrenjtë dhe elegante, gjithmonë kombinoni ngjyra të tilla, transmeton Telegrafi.

Screenshot 3 6

Blini aksesorë të kualitetit të mirë

Çantat, rripat, shalli, kapelat dhe aksesorët tjerë mund të bëjnë mrekulli.

Aksesorët me stil mund t’i shndërrojnë edhe pizhamet e thjeshta në diçka elegante.

Mbani mend: një çantë e mirë origjinale e një brendi të panjohur duket shumë më mirë sesa një çantë fals e një brendi të njohur.

Screenshot 2 7

Përfshini rrobat e bardha

Bëjeni ngjyrën e bardhë karakteristikë kryesore të imazhit tuaj. Pantallonat e bardhë, këmisha ose pallto duken tejet elegante.

Gjithashtu, rrobat e bardha duken edhe më mirë gjatë dimrit.

Screenshot 4 4

Vishni vetëm rroba që duken të reja dhe kujdesuni për rrobat tuaja

Gjithmonë vishni rroba që duken të reja dhe gjithmonë kujdesuni për rrobat tuaja.

Pastroni rrobat rregullisht.

Screenshot 5 3

Ndryshoni pullat e palltos

Një nga mënyrat më të thjeshta për t’i bërë rrobat tuaja të duken të shtrenjta, është duke i ndryshuar butonat.

Zëvendësoni butonat e plastikës me butona më të bukur. P.sh., mund t’i zëvendësoni ata me butona metali.

Screenshot 6 2

/Telegrafi/