Pesë gjëra të çuditshme që qentë i adhurojnë dhe ju nuk mund t’i merrni me mend
Qeni është një krijesë që zgjon tek ne dashuri të paimagjinueshme
Ne vazhdimisht po zbulojmë diçka të re rreth tyre, qofshin ato gjëra qesharake që u pëlqejnë shumë apo disa fakte interesante shkencore.
Gjithashtu, ne ju zbulojmë disa gjëra që qentë i duan dhe për të cilat as që mund të supozonim menjëherë në mënyrë që të lidheshim me kafshën tonë, transmeton Telegrafi.
1. Veshjet e pronarit
Qentë e duan veshjen e pronarit të tyre, dhe në veçanti çorapet! Ata pëlqejnë t’i mbajnë nëpër shtëpi dhe t’i studiojnë ato. Për ju ndoshta nuk është panjohur kur qeni përvetëson pantoflat, getat dhe të ngjashme. Këtë e bëjnë sepse atyre u pëlqen aroma juaj!
2. Frutat dhe perimet e freskëta
Është interesante se qentë e duan ushqimin e njerëzve, madje më shumë se vetë njerëzit. Disa fruta dhe perime mund të kenë një efekt të dobishëm në pamjen dhe cilësinë e lëkurës dhe qimeve të qenit, kështu që ju mund të gjeni një mënyrë për t’i futur ato në stomakun e mikut tuaj me katër putra.
3. Akullore
Qentë, verës i duan akulloret, veçanërisht pasi mund t’u ndihmojnë të qëndrojnë të hidratuar. Por kujdes! Ju duhet t’i jepni qenit tuaj akullore pa sheqer, e cila është përshtatur me organizmin e tyre. Akullorja me banane është e preferuara e shumë qenve
4. Vaji i kokosit
Yndyrat që janë pjesë përbërëse e vajit të kokosit mund të nxisin prodhimin e serotoninës dhe të ndikojnë pozitivisht në disponimin e miqve më të mirë të njeriut. Një përfitim tjetër i vajit të kokosit është se agjentët antibakterialë në të janë të shkëlqyeshëm kur bëhet fjalë për higjienën e dhëmbëve të tyre. Ky vaj mund të kontribuojë në një pamje dhe cilësi më të mirë të qimeve të qenit. Por, edhe këtu duhet kujdes – rekomandohet që qenit t’i jepni maksimum një lugë çaji vaj kokosi në ditë.
5. Bora
Qentë pëlqejnë të luajnë në bar, por nëse ai është i mbuluar me borë, do të jetë një kënaqësi shtesë për ta. Pra, duhet ta lini qenin tuaj të luajë në dëborë sa herë që ju jepet mundësia. Ajo për të cilën duhet të kujdeseni sepse është shumë e ftohtë dhe mund të çojë në ngrirje të putrave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Zgjedhja e çarçafëve të duhur: Gjithçka që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar