“Luksi i qetë” është ende trendi kryesor kur bëhet fjalë për zonjat e famshme

Nga Pamela Anderson, e cila u shfaq në Paris këtë javë e veshur si Audrey Hepburn me një pallto të thjeshtë, te Angelina Jolie gjithmonë perfekte, e cila na frymëzon me kombinime të thjeshta në dukje të modës, këtë javë nuk munguan edhe nga ato që ne nuk kemi shpesh rastin t'i shohim në publik dhe që shquhen për stilin e tyre të sofistikuar.


Këtë javë në garën për të veshur më mirë u shfaq Jennifer Garder, si dhe vajza e Cindy Crawford - Kaia Gerber, stili i së cilës me siguri do të njihet nga ata të brezit pak më të vjetër, por megjithatë, na duket se e gjithë vëmendja u largua nga Emily Ratajkowski gjithmonë interesante, e cila kënaqej me kombinimin e saj të pazakontë dhe pamjen gjithmonë perfektë, transmeton Telegrafi.

1. Pamela Anderson

Ky është pa dyshim viti i Pamela Anderson-it, e cila u rikthye në qendër të vëmendjes së publikut pas një dokumentari të mrekullueshëm për jetën e saj, ndaj tani ajo shfaqet shpesh në ngjarje të ndryshme dhe çdo herë duket perfekt.

2. Kaia Gerber

Vajza e manekines më të famshme në botë, Cindy Crawford, nuk pushon së mahnituri me stilin e saj, ndaj e ka shëtitur Paritën me një kostum gri perfekt, që i ngjan asaj që nëna e saj do të kishte veshur më shumë se 30 vjet më parë.

340155 profimedia0808817828 ff profimedia

3. Emily Ratajkovski

Ajo është pa dyshim një grua që fiton me fotot e saj në stilin e rrugës, ndaj ka shëtitur nëpër Nju-Jork me një pallto lëkure interesante dhe pantallona lëkure të zeza.

340165 profimedia0808884783 ff profimedia

4. Angelina Jolie

Është sinonim i "luksit të qetë". Angelina me një pallto të zezë perfekte, syze aviatori dhe një çantë luksoze është perfeksion i vërtetë.

340173 profimedia0808492629 ff profimedia

5. Jennifer Garner

Jennifer Garner gjithmonë e thjeshtë por perfekte, me një xhaketë dhe xhinse si personifikim i stilit.

340175 profimedia0808424202 ff profimedia

/Telegrafi/