LAJMI I FUNDIT:

Pesë ditë pritje për testim, familjarja e të prekurit me COVID-19 rrëfen dramën e përjetuar

Pesë ditë pritje për testim, familjarja e të prekurit me COVID-19 rrëfen dramën e përjetuar

Familjarja e një prej të infektuarve me COVID-19 ka rrëfyer vështirësitë e mëdha që kanë kaluar derisa kanë arritur të testohen për coronavirus. Ajo thotë se pavarësisht se familjari kishte shenja shumë të mëdha të COVID-19, institucionet u vonuar pesë ditë e që sipas saj kjo ndikoi që edhe familjarë të tjerë të infektohen.

“Familjari ynë kishte disa ankesa por nuk ishin shenja të coronavirusit. Ka vazhdua terapinë në QMF duke marrë edhe antibiotik. Ka pasur kryesisht dhimbje të shpinës. Pas pesë ditësh kur ka filluar terapinë, kanë filluar shenjat me të theksuara si ethe, temperaturë e madhe dhe pak si humbje e vetëdijes”, tregon një qytetare për emision Radar në RTV Dukagjini.

Kjo qytetare e cila ka dashur të mbetet anonime, ka shtuar se familjarët e tjerë të cilët dolën pozitiv me COVID-19, pritën pesë ditë për tu testuar, përcjell Telegrafi.


“Kemi thirrur në Institut për të ardhur e t’i bëjnë testet pasi në familje është shtuar frika. Na kanë thënë janë 5,000 veta në pritje dhe ne duhet të presim. Kemi pritur pesë ditë dhe pas insistimit të madh nga ne pasi edhe anëtarët tjerë të familjes vetëm sa filluan t’i shohin simptomat. Ditën e pestë na i morën mostrat ku edhe anëtarët e tjerë dolën pozitiv”.

“Testin e kryem te QKMF-ja. Kemi shkuar me dy vetura tonat për katër herë. Pas një procedure të thjesht në QKMF që na kanë marrë mostrat jemi kthyer në shtëpi ku jemi vet izoluar. Pos që jemi të izoluar në shtëpi, unë dhe vajza jemi të izoluar edhe në dhoma

Familjarja e të infektuarve tregon se vet ka rezultuar negative në COVID-19, ndërsa vajza e saj 2-vjeçare pozitive.

E rezultatet sipas saj, i mësuan nga interneti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori